Rruga “August Cesarec” në Çair mori emrin e veprimtarit të madh Mehmet Gega
Rruga “August Cesarec” mori emrin e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, atdhetarit nga Tetova, Mehmet Gega. Në përurimin e rrugës morën pjesë familjarët e Mehmet Gegës dhe vajza e tij Valdete Gega, krerët e komunave të Çairit dhe Tetovës dhe përfaqësues të spektrit politik në vend. Sipas kreut të Komunës së Çairit emërtimi i kësaj rruge bart në vete shumë simbolika. Mehmet Geg ishte mësues, aktivist për të drejtat e njeriut, veprimtar i çështjes kombëtare, i dënuar disa herë me burg nga pushteti ish-jugosllav. Inaugurimi i Rrugës në Komunën e Çairit përkon edhe me 55 vjetorin e demonstratave të lavdishme të Tetovës, ku Mehmet Gega u dënua me 10 vjet burg si organizator i tyre. /Alsat.mk