May 13, 2024
Maqedoni

InfoMax: Kastriot Rexhepi punëson djalin e tij në kompaninë shtetërore “M-Nav”! (DOKUMENT)

Deputeti Kastriot Rexhepi, për të cilin dështoi votëbesimi kundër Qeverisë, fillimisht tha se ka marrë garanci të forta nga diplomatë të lartë se Maqedonia do të marrë datën për negociata, e më pas njoftoi se gruaja e tij e ka njoftuar se do të ketë datë dhe që ajo e dëgjoi në televizion, shkruan portali infomax.mk.

“Një ditë erdhi gruaja ime dhe më pyeti nëse i dëgjoi deklaratat e presidentit Macron, ju e dini që ai u ka dhënë udhëzime të gjitha ambasadave që të punojnë sa më shumë për të marrë datën dhe për të kapërcyer problemin me Bullgarinë”, tha atëherë Rexhepi, përcjell infomax.mk.

Por, nëpërmjet një dokumenti të siguruar nga portali infomax.mk shihet se djali i deputetit Kastriot Rexhepi, Gj. K. Rexhepi ka filluar të punojë në një nga institucionet shtetërore më të paguara, pra në SH.A. “M-Nav” që nga fillimi i këtij muaji.

Ja dokumenti: