Zbulohet kandidatura e opozitës shqiptare për komunën e Sarajit
Kandidatura e opozitës shqiptare për Komunën e Sarajit do jetë Lulzim Farizi, informon “Tetovasot” nga burime të brenda opozitës.
Lulzim Farizi që ka një begraund studimi ne fushën e shkencave politike llogaritet si kandidatura më serioze dhe e vetme për Sarajin, nga ana e opozitës shqiptare .
Ata që kanë propozuar Lulzim Farizin për kryetar të kësaj komune, kanë përmendur edukimin e tij si dhe autoritetin dhe emrin e mirë që ai gëzon jo vetëm në vendlindjen e tij, në Radushë, por në të gjitha vendbanimet e komunës së Sarajit.
Lulzim Farizi pritet të jetë kandidat unifikues, që veçmë ka marrë besimin nga aktivistë partiak të të dy partnerëve të koalicionit opozitar, për ta sfiduar kryetarin aktual të Komunës së Sarajit Blerim Bexhetin.
Interesimit të opinionit për kandidimin e tij të mundshëm, Lulzim Farizit i është përgjigjur duke folur ekskluzivisht për Tetovasot, ku ndër të tjera ka thënë:
“Po është e vërtetë se unë tashmë jam kontaktuar nga struktura partiake të të dy partive opozitare dhe kam gjetur një përkrahje të jashtëzakonshme të aktivistëve e anëtarëve, gjë që më bënë të jem kandidat potencial për kreun e Komunës. Megjithatë, janë kryesitë e dy partive që miratojnë dhe vendosin për kandidaturën time.”-tha Farizi për Tetovasot.
Deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga as nga Alternativa e as nga Aleanca për Shqiptarët se nëse Lulzim Farizi ose ndonjë emër tjetër do të jetë kandidat për të parin e Sarajit.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale në Maqedoni pritet të mbahen në tetor të këtij viti.