Është ndërprerë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.
Kryekuvendari, Dimal Basha, ka thënë se seanca mbetet e hapur në rast të ndryshimeve të qëndrimeve.
“Ndërpres diskutimet këtu. Seanca mbetet e hapur në rast se ka ndryshim të qëndrimeve. Ftoj partitë që t’i bashkëngjiten që të mblidhemi dhe t’i kalojmë këto ligje”, tha Basha.

