Shqipëri

A i druheni burgimit? Sali Berisha: Jam i përgatitur për çdo gjë

Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i quajti akuza të mirëfillta politike, dy akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij, atë të pastrimit të parave dhe korrupsionit, në lidhje me dosjen e ish kompleksit Partizani.

Ai theksoi se është i përgatitur për çdo gjë.

I pyetur nëse i druhet burgimit, Berisha u shpreh:

“Asgjëje si druhem unë, besoj se unë e kam faktuar këtë gjë.

Do druhesha po të shihja që dëmtohej kauza, kjo përkundrazi ndihmon kauzën tonë”.