May 13, 2024
Maqedoni

Dy zjarre aktive në territorin e Maqedonisë

Aktive janë dy zjarre nga gjithsej 26 në hapësira të hapura që janë regjistruar dje në shtet, informoi sot në mëngjes Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

“Aktivë janë zjarret në komunën Makedonski Brod, fshati Belicë nën majën ‘Sollunska Gllava’, ku po digjet pyll i rrallë me pisha, barë i thatë dhe shkurre dhe në Komunën Çashkë në fshatin Kriva Krushë, ku po digjet barë i thatë”, bëhet e ditur në kumtesë.