Mërgata në Itali përkrahje të madhe kandidatit të PD-së, Dëfrim Fiku!

Fjalim i kandidatit Dëfrim Fiku mes mërgimtarëve në Bolzano të Italisë

Bashkëqytetarë e bashkëkrahinorët e mi bulqizakë të Bolzanos !

-Ju falënderoj nga zemra shumë për mundësinë që krijuam sot të bisedonim bashkë!
-Falenderoj ish Deputetin Z.Spahiu,kryetarin e Deges z.Manjani,mikun e emigranteve , sindikalistin Artan Mullaymeri,Klodin, Çimin, Ylberin, Bertin etj etj…

➡️Sado larg vendlindjes të jemi ne, bujaria, dashamirësia, pritja dhe kuvendi kurrë nuk i ka munguar dhe as do t’i mungojë krahinës sonë!

➡️Kjo na mbush me krenari.Tradita jonë e mirë do të na ruajë gjithmonë identitetin e shkëlqyer që kemi.

➡️Jam plot besim se bashkëbisedimi ynë lidhet me gjërat më të rëndësishme të Bulqizës dhe fshatrave të saj, që përveç varfërisë, të qenit jashtë kujdesit të shtetit dhe qeverimit vendor, po na shkakton një plagë që nuk mbyllet kurrë.Largimi nga vendi është një dramë e madhe dhe për Bulqizën.

➡️Si unë dhe ju, e dimë mirë sa mundësi jetese dhe mirëqenjeje ka në Bulqizë dhe fshatrat tanë.Ne kemi kaq shumë pasuri dhe resurse ekonomike sa nuk i ka asnjë vend tjetër.

➡️Bulqiza është zbrazur dhe po zbrazet ditë pas dite, pasi qytetarit i mungojnë shërbimet më jetike që i ofron qeveria dhe pushteti lokal.
Në një hark kohor të shkurtër janë mbyllur shkolla, qendra shëndetësore, janë bërë të pakalueshme rrugë, janë rrënuar ujësjellësa, është pakësuar mbështetja ekonomike dhe nuk ka vende pune.
Kjo është një skemë e tmerrshme për t’i larguar njerëzit.
Vëllezër dhe motra!

➡️Pritja Juaj më kurajon të besoj se kandidimi im për bashkinë e Bulqizës ka vlerë dhe rëndësi, pasi projekti im lidhet me atë që iu mungon qytetarëve të Bulqizës dhe fshatrave të saj.

➡️Pritja juaj është një frymë e re, një mbështetje për të ndaluar drama që po përjetojmë të gjithë bashkë.

➡️Ju i jepni vlerë luftës sonë për të ri- jetësuar resurset ekonomike, intelektuale dhe jetësore në Bulqizë.

➡️Unë ndjehem borxhli përherë ndaj mbështetjes Tuaj, duke iu premtuar se do të mbështes çdo projekt të mundshëm nga cilido nga Ju, nëse do të donit të investoni në Bulqizë.

Vota Juaj më 14 maj është gur themeli, shpresë dhe vlerë për të ardhmen!
Ju falënderoj pambarim.

Me dashuri e mirënjohje
Defrim FIKU

Bolzano, 12 mars 2023