May 6, 2024
Sport

“Për hir të Zotit, shpëtoni Gazën”: Liverpool ngre flamujt e Palestinës në Anfield

Liverpool u përballë me Evertonin në derbin e qytetit, sfidë të cilën në fund e fituan me shifrat 2-0 falë dopietës së Mohamed Salah i cili po vazhdon me formë fantastike këtë edicion.

Ndeshje si kjo ku vëmendja mediatike është e madhe mund të shfrytëzohet për të dhënë mesazhe të ndryshme.

Këtë e bënë tifozët e Liverpoolit që përveç këngëve të cilat i kënduan në mbështetje të ekipit të tyre, ata kërkuan që të intervenohet në luftën mes Izraelit dhe Palestinës duke bërë thirrje që të shpëtohet populli palestinez.

Një baner me mbishkrimin, “Për hir të Zotit, shpëtoni Gazën”, u pa prezent në mesin e tifozëve të Liverpoolit gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Liga Premier lëshoi ​​një urdhër ndalimi të qartë për flamujt izraelitë dhe palestinezë, si dhe sende të tjera që lidhen me luftën e vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

Në fillim të kësaj jave, Mo Salah publikoi një video deklaratë të formuluar me kujdes, në të cilën ai u kërkoi udhëheqësve botërorë të gjenin një mënyrë për të de-përshkallëzuar konfliktin si dhe lejimin e ndihmave humanitare.