Shkruan: Zeqirja Ibrahimi

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Çka përfshin fusha semantike e fjalëve “vasalë” dhe “hyzmeqarë”?

– Vasalë dhe hyzmeqarë quhen ata që, kur ministrja e Punëve të Brendshme i quan shqiptarët “indijanci”, ata heshtin si pula të lagura dhe nuk u dëgjohet zëri.
– Vasalë dhe hyzmeqarë janë ata që kur policia, ku ata e kanë zëvendësministrin, i tërheq gratë shqiptare zvarrë, ata hiqen sikur jetojnë në Burkina Faso dhe se ajo nuk ka të bëjë fare me ata.
– Vasalë dhe hyzmeqarë janë ata që te Gruevski e pranonin Car Dushanin, ndërsa vetë fotografoheshin te Metodija Sharlo;
– Vasalë dhe hyzmeqarë janë ata që, duke pasur zëvendësministër të policisë, lejonin të rrihen shqiptarët në Gjorçe Petrov dhe të shkatërrohen pronat shqiptare atje;
– Vasalë dhe hyzmeqarë janë ata që kur policia, ku ata e kishin zëvendësministrin, ua vrau kryekomandantin e luftës (Harun Aliu), ata vazhdonin të rrinin në qeveri dhe nuk bëzanin nga tuta;
– Vasalë dhe hyzmeqarë quhen ata që para Mijallkovit “asnjë fjalë nuk u shpëtonte prej goje”, ndërsa popullit të tyre ua bënin gati valixhet për t’i përzënë.

Ndërsa në fushën semantike të vasalitetit dhe hyzmeqarisë nuk bie:
– hapja e pikës “one stop shop” në Bllacë;
– 80 mln euro për komunat shqiptare për një vit dhe po aq në tre vitet e ardhshme;
– 34 mln euro për Universitetin “Nëna Terezë”;
– Sanksionimi ligjor i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat;
– Ligji për zyrtarizimin e Medresesë “Isa Beu”;
– Mbi 2500 punësime për një vit etj. etj.

Nëse Kryevasali edhe pas kësaj ende nuk i ka të qarta këto koncepte, do t’i marrë vesh pas 19 tetorit.

sqShqip