Fitore e madhe e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, në rast se dikush hamendej, qytetarët treguan se Maqedonia sërish është e jotja. Faleminderit populli imë, kjo është fitore e përbashkët. Sonte Maqedonia dëshmoi pjekuri. Fituam në Shkup, fitore bindëse e Orces. Fituam edhe në komunën e Karposhit, fituam edhe në Aerodrom dhe Çuçer Sandevë. Ishte një luftë e ashpër, e vështirë dhe me shumë sfida”, tha Mickoski.
“Fituam edhe në Vallandov, Dojran dhe Krushevë të cilët deri tani kishin kryetar të LSDM-së. Fituam dhe në Koçan, Rankovc dhe Negotinë. Çeshinovë Obleshevë, Vinicë, Konçe, Demir Kapi dhe Probishtip. Në disa të tjera po numërohen votat. Dua të përcjell një porosi të fuqishme dhe ajo vjen nga Kërçova jonë. Fituam Kërçovën, ra Fatmir Dehari”, tha Mickoki.

