Veprimtari Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke paralajmëruar se çdo marrëveshje e opozitës me Listën Serbe do të ketë pasoja serioze.

Ai ka kujtuar paralajmërimet e tij që nga viti 2021, kur kishte theksuar se rrëzimi i qeverisë do të sillte rritje të ndikimit të Beogradit në Kosovë.

“Marrëveshja e opozitës me Listën e Beogradit do t’u kushtojë fort opozitës, veçanërisht LDK-së dhe motrues së saj, PDK-së,” ka shkruar Geci, duke shtuar se mosformimi i qeverisë rrezikon zhdukjen e partive të vogla dhe stabilitetin e vendit.

Ai u bëri thirrje partive që të veprojnë me mençuri dhe përgjegjësi “për qytetarët dhe të ardhmen e Kosovës.”

Postimi i plotë:

MARRVESHJA E OPOZITËS ME LISTËN E BEOGRADIT DO T’U KUSHTOJË FORT OPOZITËS, VEÇANËRISHT LDK-SË DHE MOTRUSHËS SË SAJ, PDK-SË!

Që nga fillimi i politikës kosovare kam qenë i bindur: asnjë qeveri nuk mund të funksionojë nëse është nën ndikimin e Beogradit dhe i politikës së Vuçiçit. Çdo përpjekje për të cenuar këtë realitet do të ketë pasoja të drejtpërdrejta për stabilitetin dhe të ardhmen e Kosovës.

Edhe në vitin 2021, u pata sugjeruar disa deputetëve të LDK-së që të mos e rrëzonin qeverinë, duke i paralajmëruar qartë:
Se nëse e rrëzoni këtë qeveri, do të detyroheni të punoni me një qeveri që do t’ua formojë Beogradi.”

Fatkeqësisht, ashtu siç e paralajmërova, ajo ndodhi. Qeveria u rrëzua dhe, si pasojë, ndikimi i Beogradit u rrit ndjeshëm. Zgjedhjet pasuese sollën një humbje të rëndë dhe të turpshme për opozitën e tanishme.

Fatkeqësisht, ashtu siç e paralajmërova, ajo ndodhi. Rrëzimi i qeverisë jo vetëm që dobësoi institucionet e vendit, por edhe forcoi ndikimin e Beogradit në vendimarrje. Zgjedhjet pasuese sollën një humbje të thellë dhe të turpshme për opozitën aktuale, duke dëshmuar se vendimet e gabuara politike kanë pasoja të drejtpërdrejta për stabilitetin dhe të ardhmen e Kosovës.

Edhe sot, në tetor 2025, po ju them si në 2021: nëse nuk bashkoheni për të formuar qeverinë, ekziston rreziku real i zhdukjes së partive të vogla. Mosformimi i qeverisë është një ndikim i drejtpërdrejt i Beogradit, në bashkëpunim me LDK-në dhe PDK-në. Nëse vendi shkon në zgjedhje pa zgjidhje politike, pasojat do të jenë të rënda dhe populli do të reflektojë fuqishëm me votën e tij.

Prandaj, veproni me mençuri dhe përgjegjësi – për stabilitetin, për qytetarët dhe për të ardhmen e Kosovës.

Nëse ndodh kjo, populli e dinë mirë se ju opozuzaret keni fajin dhe do të ndihet i tradhtuar. Do ta humbni besimin e qytetarëve dhe nuk do të mund t’i kërkoni më votë askujt.

Prandaj, veproni me mençuri dhe përgjegjësi – për stabilitetin, për qytetarët dhe për të ardhmen e Kosovës.

sqShqip