Kolumna

Ilire Dauti: Një deputete u bë viktimë PR-i, pakoja ekonomike u miratua me 115 vota!

Pasi nuk munden të punojnë ashtu siç duhet, punojnë ashtu siç duan!

Ardhja me skafander e deputetëve në Kuvend, që janë me Covid 19, nuk u bë që ata të jenë për vetveten, sepse Koalicioni jonë ASH-AAA kishim deklaruar dhe njoftuar që ne do mbulojmë mosprezencën e tyre, por ata i sollën aty për të mbuluar “teket” e disa deputetëve të shumicës parlamentare, për shkakun e të cilëve para dy ditësh u thirr seanca e 36 dhe nuk u hap, sepse disa nuk ishin aty fare e do të tjerë ishin të zënë me “rrahjen e tavolinave”.

Sigurisht, pasi nuk sollët vaksinat në kohë, pamjet e skafanderëve na mbeten…

E dhimbshme, sidomos për faktin se si sot një deputete- nënë u detyrua për ca dëshira PR-i të bëj sakrificën e saj pa asnjë nevojë, gjersa ambulanca që qëndronte aty mund t’i ishte dashur një nëne apo një qytetari tjetër.

Me çfarë të drejte tani e tutje do shkruani dënime për qytetarët që thejnë rregullat e karantinës?

p.s. Pakoja e 5-të kaloi me 115 pro dhe asnjë kundër! (Ilire Dauti)