Dossier

Ku ishin ca Komandantë të Podrumeve atë ditë që na shpëtoi Fadil Nimani-Komandant Tigri?!….

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Po sa arritëm thot në fshatin Orizare ishim aq shumë të lodhur derisa gati që nga mëngjesi e deri në mbrëmje kur u kthyem në shtëpinë ku ishhim të stacionuar. E mbaj mend thotë shoku i L Arnori se nga eshtja dhe lodhja një shok i imi i luftës një testi të mbushur me ujë e kishta pi për ta çlodhur veten.

Aty rrëfejnë L.Arnori se në një dhomë dëgjohej biseda, shakaja etj. Kush ishin këta të mjerë vallë?! Këta ishin ca komandanta podrumash që tërë ditën nuk kishin ditur dhe nuk ju kishte interesuar se në cilin vend po zhvillohej beteja dhe sa në rrezik ishin këta djem të ri të lirisë që po i rrinin ballëpërballë arsenalit të armatimit. Nuk e dinin se një komandant me emrin Fadil Nimani- Komandant “ Tigri” me trimrinë e tij i shpëtoi të gjithë ushtarë me vetëm një ushtar të plagosur.

E çfarë të themi për këta ca komandanta që sot po rrahin gjoks si komandanta të liftës. Eh, sa kisha dashur të dëgjoja një rrëfim nga ushtar L.Arnori dhe shokët që të tregojnë sëpaku një betejë se ku kishin marr pjesë në luftë këta ca komandanta.

Së bashku me këta ca komandanta thotë ushtar L. Arnori- Orizarja asnjëherë kurr nuk i kam parë në ndonjë betejë edhe disa truproje të atëhershëm dhe të sotëm të komandantave të podrrumit dhe truproje të sotëm që me gjakun e huaj u bë ministra dhe.. dhe akoma mbajnë poste të larta me vite të tëra.

Ah, sa kisha pasur dëshirë që së paku në një betejë të luftës të i kisha parë në vitin 2001 së bashku me ca trproje të tyre që sot nuk iu vjenë turp të flasin për UÇK-në. Unë dhe shokët e mi të luftës jemi të gjallë dhe akoma nuk kemi vdekur për të u treguar për luftën e vitit 2001 dhe për UÇK-në.Kështu e përmbyllë edhe këtë rrëfim nga shumë rrëfime të tij një ish ushtar i UÇK-së L. Arnor- Orizarja.