Maqedoni

Edhe njëri nga sulmuesit e Selës pozitiv me virus bashkë me Çavkovin !

Ish Ministri i punëve të brendshme, Mitko Çavkov, pasii ka kaluar natën në spitalin modular të SHtipit, sot pasdite është transferuar në spital privat në Shkup. Drejtori i Burgut në Shtip, Miki Todorov, ka konfirmuar për MIA se dje pasi i është përkqësuar gjendja Çavkovit, menjëherë është transferuar në spitalin modular në Shtip, ku është vendosur në përkrahje me oksigjen. Me kërkesë të familjes dhe me rekomandim të infektologëve në Shtip. Çavkov është sjellur në spital privat në Shkup.
Klasteri në burgun e Shtipit këtyre ditëve është zgjeruar edhe me dy persona tjerë dhe numri i përgjithshëm ka shkuar në 7, transmeton gazeta Lajm. Mes të infektuarëve gjendet edhe ish kryeshefi i forcave speciale policore, Mitko Peshov dhe Nikolla Mitrevski-Kolo, i cili ishte i dyshuar si një nga organizatorët kryesorë të dhunës në Parlament më 27 prill.
Sipas mjekut të burgut, gjendja shëndetësore e të dënuarve tjerë është e mirë dhe ata janë izoluar në tri hapësira të veçanta.
Ndryshe, 13 të dënuar për shkak të kontaktit me të infektuarit gjenden në izolim, por tani për tani nuk kanë treguar simptoma të koronavirusit.