Më 19 tetor Ali Ahmetin dhe Bujar Osmanin do t’i dërgojmë në pension politik, ndërsa disa edhe në histori. Fitorja në Çair ka të bëjë me nderin e Çairit sepse unë nuk jam në garë me Bujar Osmanin, por me Ali Ahmetin e Zajazit. Kështu është shprehur kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, në tubimin përmbyllës të fushatës në këtë komunë.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

“Sonte jam këtu që t’ju them se kjo betejë i ka kaluar dimensionet e një gare të rëndomtë për një komunë të Shkupit, siç është Çairi ynë. Kundërshtarët tanë politikë deshën të na sfidojnë në Çair, të na mundin në Çair dhe kërkuan mejdan politik në Çair, duke menduar se ne do të ikim. Por unë e pranova këtë sfidë personalisht,” deklaroi Mexhiti, duke shtuar se “nderin e Çairit desha ta marr përsipër vetë dhe t’u japim leksion të gjithëve se Çairi nuk është trampolinë për të shpëtuar karrierat politike të politikanëve të konsumuar të Zajazit.”

Ai theksoi se më 19 tetor, me vullnetin e qytetarëve, do t’i dërgojë kundërshtarët e tij në “pension politik”, ndërsa disa të tjerë në histori.

“Fitorja jonë në Çair ka të bëjë me nderin e Çairit. Sepse unë nuk jam në garë me Bujar Osmanin, por me Ali Ahmetin e Zajazit,” ka theksuar Mexhiti.

Në vazhdim, Mexhiti ka thënë se kthimi i tij në garën për Çair ka qenë vendim strategjik për të ndalur ngecjen dhe për ta kthyer komunën në model zhvillimi urban dhe social.

“U ktheva të garoj në Çair që ëndrrën e atyre që deshën ta bëjnë Çairin geto të pazhvilluar ta kthejmë në një Çair të ëndërruar nga të gjithë ne. Gjatë këtyre 15 muajve qeverisje qendrore, qeveria VLEN ka orientuar në Çair dhjetëra projekte dhe rreth 100 milionë euro investime, që kështu Çairin, nga periferi të qytetit, ta kthejmë në epiqendër të tij,” theksoi ai.

sqShqip