Shefi i shtabit të koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar sot përmes një postimi në rrjete sociale, duke komentuar akuzat e fundit të bëra në kuadër të fushatës zgjedhore në Tetovë.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Azizi ka deklaruar se gjatë gjithë fushatës, VLEN nuk është marrë me kundërkandidatin e kryetarit aktual të komunës, Bilall Kasami, Bajram Rexhepi të cilin e quajti “çiraku i Teutës”, duke theksuar se ai “nuk ka ofruar asnjë ide për debat, por vetëm gënjeshtra të ulëta dhe manipulime”.

Në reagimin e tij, Azizi e ka cilësuar si “manipulim të poshtër” pretendimin për shitjen e Monopolit, duke sqaruar se, sipas tij, objekti është shitur në vitin 2014 nga Teuta Arifi dhe Bajram Rexhepi.

“E gjithë Tetova e di, por po e shpjegojmë për pjesën tjetër të vendit: Monopolin e shitën Teuta Arifi dhe Bajram Rexhepi në vitin 2014. Bajram Rexhepi ka votuar PRO shitjes së Monopolit në Këshillin e Komunës. Ja faktet në fotografi”, shkruan Azizi në postimin e tij.

Postimi është shoqëruar me fotografi të dokumenteve që, sipas tij, dëshmojnë procesin e shitjes së pronës komunale.

sqShqip