Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Burhan Rashitit nga fshati Rahovic i Preshevës.
I ndjeri kujtohet si një burrë i mirë, i urtë dhe i respektuar nga familjarët, miqtë, bashkëfshatarët dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin.
Burhan Rashiti për shumë kohë ishte pjesë e stafit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, ku punoi në repartin e laboratorit, duke dhënë kontributin e tij në shërbim të qytetarëve.
Largimi i tij nga kjo jetë lë pas kujtime të mira dhe respekt te të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot pas namazit të Ikindisë, në varrezat e fshatit Rahovic.
Familjes Rashiti, të afërmve dhe miqve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta./Presheva.info

