Nga Kimete Berisha

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

1. Propaganda votoi e para.

– Mafia lokale zgjidhet me vota,

por mafia mediale, i zgjedh vetë votat.

– Në Kosovë, propaganda nuk është as e ftohtë si ajo ruse, as e heshtur si ajo perëndimore, është burimore, emocionale, e zjarrtë, gazmore, e mbushur me ndjenja hakmarrëse, dhe me buzëqeshje!

– Gazetarët shqiptarë nuk e fshehin kënaqësinë kur duan ta “mbysin” armikun politik…sepse në këtë vend, hakmarrja ende quhet opinion.

– Propaganda e tyre nuk të detyron të bësh asgjë.

Të lodh.

– Dhe lodhja është vdekja më e ngadalshme, ajo që ta shuan shpresën pa ta marrë shpirtin.

2. Sugjestioni si armë.

– Inxhinieria mediale nuk e ndalon askënd të votojë, thjesht të bind se s’ia vlen.

– Në orët e fundit para mbylljes së kutive, ekranet shpallnin “rezultate dramatike”, me exit-pollet e frikës.

– Sugjestioni ishte masiv, helmues, shpërndanin rrena si ujin me shllaf syve të votuesve: gjithçka ka mbaruar, vota jote s’ka më kuptim.

– Gazetarët nuk e matën opinionin, e krijuan atë, me porosi.

– Sondazhet u kthyen në armë psikologjike, një lojë për të prodhuar ndjenja e jo lajme.

– Në çdo studio, kutitë u hapën para kohe: një “ekspert”, një “tronditje”, një “rezultat dramatik”.

– Dhe për një çast, edhe unë ndjeva sugjestionin: ekranet e mbushura me grafika dhe “burime konfidenciale” ma krijuan ndjesinë e një lufte të humbur që s’kishte nisur ende.

3. Frika prej leshi!

– Iluzioni i projektuar nga mediat

bëri që të ndihemi të panevojshëm:

se gjithçka ka mbaruar që në

mëngjes, se vota jote… është vonë tash.

– Në orën 15:00, një titull i vetëm e përshkroi gjendjen kolektive:

“Dihet fituesi… kush doli, doli.”

– Kjo është formula e propagandës shqiptare, të lodhë derisa të dorëzohesh vetë.

– Do të ishte forma më e butë, më e sofistikuar e manipulimit politik, nëse gazetarët do të përmbaheshin nga lumturimi.

– Ata dukeshin euforikë dhe patetikë, sepse nuk e fshihnin lumturinë e tyre për humbjen e Mitrovicës së Jugut nga dushmani i tyre shqiptar, e asnjëherë nuk u mërzitën që nëntë komuna të veriut i morën serbët!

4. Orakujt e frikës.

– Që janë exit pollet e orkestruara dhe të paguara nga sponsorët e vjetër, s’ka dert, se u del duçi, ata e dinë, por ne s’e ditëm se qëllimi i tyre nuk ishte të krijonin fituesit,

por të hutonin votuesit, që të mos dilnim në votime…

– Fati i zgjedhjeve u transmetua “live”, me komente dramatike.

– Recetat psikologjike të gazetarëve

tingëllonin si parashikime tarot të gazetarisë, për fundin e palavdishëm të një epoke dhe për një Pavarësi të Re të Kosovës….

…me intonacione që ngjallnin ndjenjën e një frike misterioze, sepse dy karta Tarot, karta: i ekzekutuari me varje (Hanged man) dhe karta e vdekjes (Death), i ishin ndarë Vetëvendosjes:

– ‘Rezultati është katastrofik për ta…më shumë s’mund të themi…’…

dhe pastaj ia jepnin një rend ‘ha ha ha’.

5. Plogështia shpirtërore fitoi.

– Rezultati?

Vetëm 32% votues.

Propaganda fitoi pa vjedhur vota, thjesht duke vjedhur ndjenja.

– Apatia shqiptare s’është rastësi, është produkt.

– Një shpikje e re që të jep iluzionin e zgjedhjes, por jo dëshirën për të zgjedhur.

– Në një vend ku vetëm një në tre del në votime, propaganda nuk ka nevojë të bindë askënd, mjafton të lodhë shumicën.

– Ndoshta apatia kolektive është produkt i lodhjes, i nënvetëdijes që çdo “ndryshim” është vetëm rotacion i mjerimit.

6. Lodhje a dorëzim!

– Kështu vdes demokracia:

jo nga dhuna, por nga çasti kur njerëzit ndalen së besuari se vota e tyre ka kuptim.

Në fund të natës, një komb i tërë mbetet me të njëjtën ndjesi: atë të dorëzimit, si mënyra më e re e rehatisë shqiptare.

– Mafia që kontrollon komunat, kontrollon edhe lajmin.

Vjedh edhe tenderë, edhe ndjenja.

– Dhe më e rrezikshme se mafia lokale është mafia mediale, që e krijon realitetin përpara se të ndodhë

7. Sevdalinjtë e apatisë!

– A e kanë zbuluar këto zgjedhje apatinë komode të shqiptarëve. ..

A u bë apatia për shqiptarët si melankolia për Victor Hugo: Sevda, ‘Sevda për t’u ndjerë i pikëlluar’!

– Apo, ndoshta është një…diçka tjetër, e nuk është apati, se kur ndodh që shqiptari e jep një golë, të gjithë dalin nga apatia për t’u kthyer prap në apati deri në golin e ardhshëm.

– Si ndodhi që futbolli u bë sport patriotik e zgjedhjet dhe çlirimi i Veriut nga kriminelët serbë u bën të panevojshme!

– Nëse do të pyeteshin shqiptarët, do t’u mjaftonte zbavitja, kotësia dhe bjerrakohësia,

do t’u mjaftonte çdo gjë që ‘e vret kohën’…e zgjedhje s’do të mbaheshin kurrë.

– Pra, duket se apatia vlen veç për politikë, se në lojë e në dashuri s’ka ankesa..gjaku vlon…nganjëherë… aty-këtu.

P.S. Kur gazetarët na treguan rezultatin para votës tonë, ata na e vodhëm votën pa na kërkuar asnjë dokument….!

(Dhe kështu, edhe propaganda ka Asociacionin e saj… që s’ka të bëjë më me gazetarinë, por me artin e dorëzimit kolektiv).

sqShqip