Boris Rajkoviç, një ish-ushtar i Ushtrisë së Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili ishte në komë për 32 vjet, vdiq dje në Sarajevë në moshën 54 vjeç.
Ai u plagos rëndë në vitin 1994 në Rrafshnaltën e Nishiqit, kur si një i ri 22-vjeçar luftoi në vijën e frontit në mbrojtjen e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe mbeti i palëvizshëm në atë rast, shkruajnë mediumet në Sarajevë.
“Borisi ndërroi jetë pas një beteje të gjatë. Boris Rajkoviç, pas një plage të rëndë në mbrojtjen e atdheut të tij, mbeti i palëvizshëm dhe në komë në moshën 22 vjeç. Boris Rajković ishte një bir i vërtetë i atdheut të tij Bosnjës dhe Hercegovinës”, ka njoftuar Shoqata e Veteranëve.

