Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të sotëm të Qeverisë për mënyrën e zhvillimit të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke e cilësuar zgjidhjen e miratuar si gjysmake dhe të papranueshme.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lloga ka rikujtuar se në janar të vitit 2024, gjatë mandatit të tij si ministër i Drejtësisë, Qeveria kishte votuar një zgjidhje që parashihte zhvillimin e provimit të jurisprudencës 100 për qind në gjuhën shqipe.

Në janar të vitit 2024, në Qeveri u votua që provimi të zhvillohej 100% në gjuhën shqipe!

Më pas, shumica parlamentare VMRO-VLEN me Afrim Gashin në krye e hoqi nga procedura parlamentare, që para pak çastesh të dalin e të krenohen me një zgjidhje gjysmake dhe të papranueshme që e kanë kaluar sot në Qeveri: 70% shqip e 30% maqedonisht!

" "

Populli ynë e thotë bukur: “Dhia e zgjebur e bishtin përpjetë!”, andaj mos u krenoni me atë që u turpëron!

sqShqip