Maqedoni

BDI ndërpret procesin e “vetingut”, shumë funksionarë të saj nuk mund ta arsyetojnë pasurinë?!

BDI para dy viteve filloi procesin e vetingut brenda partiak dhe vazhdimisht lavdërohet se është partia e vetme në Maqedoninë e Veriut që zbaton proces të tillë për verifikmin r pastërtisë së figurës. Qëllimi i vetingut ishte që të verifikohet prejardhja e pasurisë dhe lidhjet eventuale me botën e krimit. Mirëpo ende pa përfunduar është vendosur të ndërpritet ky proces, pasi “shumë zyrtarë kanë pasuri që nuk mund ta arsyetojnë as me rrogat që kanë marë, as me bizneset legale që kanë”.

“Një pjesë funksionarëve janë pasuruar gjatë qeverisjes VMRO-BDI, kurse një te një pjesë është vërejtur rritje enorme e pasurisë pas arratisjes së Gruevskit. I pyetëm mos kanë ndihmuar në arratisjen e Gruevskit, por nuk kemi përgjigje. Për këtë arsye procesi i vetingut është mbyllur, kurse rezultatet nuk do të publikohen në opinion”, thonë burime partiak të brengosura se “ky joseriozitet me vetingun e brendshëm dëmton partinë”.
“Po ta kishim vazhduar vetingun dhe po t’i nxirrnim rezultatet në opinion, rrezikonim të mbetemi pa kuadro për postet që i kemi në pushtet”, shtojnë të njëjtat burime.
Sipas tyre, rezultatet e vetingut për gjithë zyrtarët e partisë tani i posedojnë vetëm kryetari i partisë Ali Ahmeti dhe Artan Grubi, por ato nuk do të bëhen publike për opinionin.
Nëse Kjo është e vërtetë, atëherë BDI është partia e parë që ka zbatuar “veting”, por edhe partia e parë që e ndërpret këtë proces, pa i zbuluar rezultatet për opinionin.
Nuk besohet se partia do të nërmarë diçka kundër funksionarëve të saj që nuk mujd ta arsyetojnë pasurinë.