Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, në emisionin e Sefer Tahirit “Dialog te Lajmi”, ndër të tjera ka folur edhe për kauzat politiko-kombëtare të partive politikë shqiptare.
Menduh Thaçi: Doni ta ndërroni platformën? Po, ma mirë ndrrone kryetarin, pse ndrroni platformën. Për shkak se kjo që po them unë, çon një konstatim tjetër, të cilin nuk kanë guxim ta thonë shumë njerëz, une kam guxim. Dëgjoni, po u vazhdu kështu, unë ju them shqiptarëve, mos humbni kohë me partitë shqiptarëve. Drejtëpërdrejtë duhet të bëheni anëtarë të partive maqedone.
Tahiri: Si në 2016. Po ajo ndodhi, direkt, LSDM te Zaevi. Një pjesë, po…
Menduh Thaçi: Edhe në VMRO tash, ajo në formë është pushtet. Për shkak se realizimi i atyre interesave për t’u bërë ministër, për t’u bërë drejtor, sot realizohet shumë më drejtëpërdrejtë, më në mënyrë efektive tek partitë maqedone. Nëse ne, çka do të them, s’kemi kauzë, s’kemi platformë kolektive si popull, si komb, shpejt duhet të integrohemi. Është budallallëk të humbim kohë. Është e kot. Duhet të integrohemi në sistemin shumëpartiak të popullit të madh, të gjithëfuqishëm, që sjell qeverisjen e kështu me radhë…

