Me datë 07. Nëntor 2026, ora 19 në sallën e vogël të kinemas pran Qendrës Kulturore për të Rinj në Shkup, do të mbahet premiera e shfaqjes teatrale “Rekrutimi“ , adaptim nga vepra origjinale “Next“ nga autori Terrence Mc Nally. Regjia është e Nehat Memetit, në produksion të : Qendrës Kreativo Artistike “Talia” – Kumanovë. Ky projekt është i mbështetur nga Ministria për kulturë dhe turizëm e R. Maqedonisë së Veriut në konkursin për vitin 2026. Në shfaqje interpretojnë: Nehat Memeti në rolin e Togerit Riç dhe Ylber Murtezi në rolin e Merion Huverit.
Për shkak të hapësirës së vogël, numri i publikut është i kufizuar. Reprizat janë me datë, 8,9 dhe 10 Nënëtor me fillim në ora 19.

sqShqip