Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai në emisionin “Click plus” në TV21 ka folur për mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme për studentët shqiptarë.

Imeri Stafai theksoi se nga një sistem ku provimi zhvillohej tërësisht në gjuhën maqedonase, është arritur që ai të jepet edhe në shqip, duke hapur një mundësi të re për studentët shqiptarë të drejtësisë.

Ajo sqaroi gjithashtu se për dy provimet që do të zhvillohen në gjuhën maqedonase do të ketë përkthyes të kualifikuar të cilët do t’u vijnë në ndihmë studentëve gjatë procesit.

“Është e arritur që nga 100% provimin në maqedonisht ta bëjmë në shqip. Për dy provimet të cilat do të jepen në gjuhën maqedonase do të ketë përkthyes të kualifikuar të cilët do t’ju ndihmojë studentëve”, ka thënë Imeri Stafai.

" "
sqShqip