Kazinomani Artan Grubi doli nga arresti shtëpiak, por është larg të qenit njeri i lirë. Çfarëdo pazari të bëjë, sado që t’i vërë në shërbim lidhjet e vjetra të BDI-së në drejtësi dhe skemat e nëntokës, ai patjetër do të përballet edhe gjatë me mëkatet e tij të pushtetit. Ka aktakuzë dhe, sado të jetë i gatshëm Përparim Bajrami të bëhet kurban për të, Grubit do t’i mbetet një gur i rëndë në qafë. Gjithë udhëheqësia e BDI-së ende e vret mendjen përse, pas një viti në arrati, ai u paraqit vetë në kufi dhe përfundoi vetëm në arrest shtëpiak. Fakt është se skadoi afati maksimal për vazhdimin e arrestit. Fakt është se Artan Grubi do të mund të lëvizë vetëm brenda Shkupit dhe do të duhet të paraqitet rregullisht në gjykatë. Fakt është se për këtë liri të kufizuar dha garanci prej 350 mijë eurosh, sikur të nxirrte nga xhepi 100 denarë.

Pavarësisht teatrit që ia organizuan nja dhjetë besnikë me fishekzjarre tifozësh, fytyra e trembur dhe e zbehtë e “kingut” flet shumë, edhe pa e hapur gojën. Edhe pse Bujar Osmani, në një intervistë, u përpoq t’i lëpinte ato që kishte pështyrë për Artan Grubin gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale, kjo nuk mjaftoi. U desh të ulej edhe më poshtë. Nga ish-shef i diplomacisë, përfundoi si tifoz i një njeriu të listës së zezë të SHBA-së. Simptomatike është mungesa e pishtarit të Ali Ahmetit, i cili disa herë, përmes deklaratave, u përpoq më kot ta shiste si meritë të vetën zëvendësimin e arrestit shtëpiak me masa më të lehta për ish-bashkëpunëtorin e tij më të afërt dhe trashëgimtarin pa kurorë.

Mos vallë Artan Grubi ka marrë detyrë ta çajë BDI-në më dysh?

Sido që të jetë, VLEN i uron Artan Grubit shëndet dhe kondicion të mirë. Me padurim presim t’i rikthehet arrogancës së tij të njohur në komunikim, me të cilën ia hante rejtingun BDI-së si askush tjetër. Për sa kohë është i lirë dhe ia vështirëson edhe më shumë BDI-së reformën e domosdoshme të kuadrove, për ne nuk ka garanci më të mirë e më të fortë për fitoren e VLEN-it në çfarëdo zgjedhjesh.

" "
sqShqip