Gazetari Vudi Xhymshiti pretendon se redaksia e tij në Londër ka mbledhur dëshmi që, sipas tij, kundërshtojnë deklaratën e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, se asnjëherë nuk ka vepruar pas shpinës së shqiptarëve.
Reagimi i Xhymshitit vjen pas deklaratës së Ahmetit, i cili është shprehur: “Unë kam dhanë prova që shqiptarëve mas shpine kurr s’ju kam punu”.
“Por zt. Ali Ahmeti, redaksia jonë në Londër ka mbledhur prova që e kontestojnë atë që ju po e thoni me gojë”, ka shkruar Xhymshiti në reagimin e tij publik.
Gazetari pretendon se disponon dëshmi për veprime të cilat ai i konsideron antikombëtare dhe paralajmëron publikimin e tyre. Megjithatë, deri më tani, në reagimin e cituar nuk janë bërë publike përmbajtja e plotë e dëshmive apo hollësi konkrete që do t’i mbështesnin këto pretendime.
Publikimi i paralajmëruar pritet të tregojë se për çfarë dokumentesh bëhet fjalë dhe cilat veprime të pretenduara të Ali Ahmetit synon të trajtojë gazetari.

