Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, i ka adresuar një urim tepër të ngrohtë dhe miqësor Presidentes së e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Përmes postimit në rrjetet sociale, Sinani i uron Shiroka Pulës
nga zemra mbarësi, urtësi dhe suksese, transmeton portali Lideri.mk.
Ja urimi i plotë:
Me kënaqësi të veçantë i përcjell urimet e mia znj. Justina Shiroka Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës.
I uroj nga zemra mbarësi, urtësi dhe suksese në këtë përgjegjësi të lartë, me besimin se mandati i saj do t’i shërbejë unitetit, forcimit të shtetit dhe së ardhmes së Kosovës.
Nga Presheva, ky urim përcillet edhe me besimin se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë pranë shqiptarëve të Luginës, si një zë i fuqishëm në mbështetje të të drejtave, në ruajtjen e substancës kombëtare dhe në afirmimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës.
Urime, Presidente! Paçi një mandat të mbarë dhe të suksesshëm!/Lideri

