Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku një 19-vjeçar shqiptar nga Tetova ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti në vendin e punës në Itali.
Sipas raportimeve të para, i riu ka qenë duke punuar kur ka rënë nga çatia e një objekti, nga një lartësi prej rreth shtatë metrash. Goditja ka qenë jashtëzakonisht e fortë dhe plagët e marra kanë rezultuar fatale për jetën e tij, duke bërë që ai të ndërrojë jetë në vend.
Familjarët e të riut kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të zhvillohet nesër në Tetovë, menjëherë pas namazit të drekës. Ky lajm i hidhur ka shkaktuar pikëllim të madh te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin.

sqShqip