Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot një pyetjeje të gazetarëve lidhur me takimin e djeshëm me përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe raportin që ata përgatitën për Maqedoninë, deklaroi:

“Po, dje pata takime me përfaqësues të Bankës Botërore, të cilët janë përgjegjës për ne si shtet, për Maqedoninë. Ajo që inkurajon është fakti se ne jemi i vetmi vend në rajon ku rishikimi, përkatësisht harmonizimi i parashikimit për rritjen, është në drejtim pozitiv.

Vitin e filluam me një rritje prej 2.6% të Prodhimit Bruto Vendor, më pas parashikimi u rishikua në 2.9%, ndërsa dje u publikua shifra prej 3.2%.

Megjithatë, unë jam i bindur se këtë vit rritja e Prodhimit Bruto Vendor do të jetë ndërmjet 3.5% dhe 4%, pasi në gjysmën e parë të vitit deri tani është 3.7%, pas 3.1% në tremujorin e parë dhe 4.3% në tremujorin e dytë.

" "

Pres që të jemi një vend që do të ketë, nëse jo inflacionin më të ulët, atëherë ndër 2-3 inflacionet më të ulëta në rajon dhe në Evropë.

Dhe nëse nuk do të kemi rritjen më të lartë, atëherë do të jemi ndër pesë vendet me rritjen më të lartë të Prodhimit të Brendshëm Bruto në rajon dhe në Evropë.”

sqShqip