Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me Daniel Braun, përfaqësuesin në largim të Fondacionit Konrad Adenauer në Maqedoninë e Veriut, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Sali shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e deritashëm dhe kontributin e Braun në forcimin e dialogut demokratik dhe promovimin e vlerave evropiane.

“Partneriteti me Fondacionin Konrad Adenauer mbetet i rëndësishëm për angazhimin tonë të përbashkët për një shoqëri më demokratike dhe një të ardhme evropiane”, deklaroi Sali.

Ai i uroi Braun suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke vlerësuar bashkëpunimin e zhvilluar gjatë mandatit të tij në Maqedoninë e Veriut.

" "
sqShqip