Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, së bashku me zv.ministrin e Bujqësisë, Albrim Hoxha, takoi fermerët Neshat Limani dhe Nexhadi Shahini nga Çellopeku, si dhe Mevludin Alitin nga Gurgurica.
Gjatë takimeve u diskutua nga afër për punën e fermerëve, sfidat me të cilat përballen dhe nevojat për zhvillimin e mëtejshëm të veprimtarisë së tyre bujqësore.
“Fermerët e Bërvenicës do ta kenë mbështetjen e administratës komunale dhe të pushtetit qendror. Do të punojmë që puna e tyre të ketë më shumë mundësi për zhvillim dhe përfitim, sepse një bujqësi më e zhvilluar do të thotë më shumë mundësi për familjet tona”, deklaroi Huseini.
Ai theksoi se Çellopeku dhe çdo vendbanim tjetër i Bërvenicës do të kenë një komunë që dëgjon nevojat e banorëve dhe punon për zgjidhjen e tyre.

