Maqedoni

Rexhepi i bindur: Do të marrim datë për fillimin e negociatave me BE-në

Deputeti i përjashtuar i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, i cili e prishi mocionin e mosbesimit të opozitës ndaj qeverisë, thotë se është i bindur se Maqedonia deri në fund të janarit do të marrë datën për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Jemi shumë pranë tejkalimit të pengesave dhe fillimit të bisedimeve. Kemi informacione nga përfaqësues të Bashkimit Evropian, të Shteteve të Bashkuara, por edhe të Qeverisë”.

“Ne jemi informuar nga kryeministri gjatë koordinimit të partnerëve të mazhorancës, ku është thënë se dokumenti tashmë është dërguar në përgjigje të kërkesave për sqarim të mëtutjeshëm të disa pikave që kanë qenë pengesë”, tha Rexhepi për TV Sitel.