Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri në Ministrinë për çështje evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin Click Plus.

Sali ka komentuar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Ai ka nënvizuar se në procese të këtilla, duhet që të bisedohet hapur me shtetin fqinj me Bullgarinë. Me këtë rast ka bërë me dije se Ndryshimet Kushtetuese nuk janë kushti i vetëm drejtë integrimit në BE.

“ Është një temë e cila shpesh herë është në opinion, në media, në lajme, në debate të këtilla. Por, disi nuk kemi arritur që ta sqarojmë si duhet të jetë më e kristaltë, më e qartë, edhe për opinionin, edhe për ne që jemi të kycur në proces. Ndryshimet kushtetuese nuk janë kushti i vetëm për integrimin e vendit tonë. Janë pengesë e cila na ndalon, na pengon për të zhvilluar procesin mëtutje në pjesën e negociatave me Komisionin Evropian”, deklaroi Sali.

Sali ka theksuar se cështja bazë për integrimin e vendit në BE është përshtatja e legjislaturës tonë me atë të Bashkimit Evropian.

" "

“ Plani i rritjes e cila në vete ngërthen agjendën reformuese, është një detyrim të cilin institucionet e Maqedonisë së Veriut e kanë marrë si detyrim. Të munden në një periudhë kohore diku rreth katër vite, të mund ti adaptojnë të gjitha ligjet për të cilën ne jemi pajtuar si shtet. Natyrisht qeveria e mëparshme. Jemi pajtuar që të bëjmë harmonizim dhe përputhje të ligjeve tona me legjislativën evropiane. Kjo është detyra bazë për integrimin evropian. Çështja bilaterale e ndryshimeve kushtetuese nuk është çështje bazë. Ajo është çështje e hapur me një anëtarë në mesin e 27 shteteve”, deklaroi Sali.

sqShqip