Maqedoni

Ilire Dauti, Arbër Ademit: Pse s’po flisni kush është përgjegjës për tragjedinë por merreni me ASH-në

Ilire Dauti në emisionin “Rruga drejt” tha se deputeti i BDI-së, Arbër Ademi gjatë gjithë emisionit nuk u mor me atë se sa vota ka marrë Aleanca për Shqiptarët në zgjedhjet lokale, ndërsa asnjëherë nuk foli për atë se cilat janë arsyet të cilët i kanë shkaktuar humbje BDI-së në Tetovë dhe Gostivar, përcjell in7

“Duke folur për ASH-në të cilën duket se e kanë ther në sy, po harrojnë të reformojnë vetveten, të merren me vetveten, të shohin dhe të flasin për atë që i takon sot Arbërit të flet këtu. Të flet për viktimat e tragjedisë që ndodhi së fundmi, të flasim se kush është përgjegjës për atë që ndodhi të flasim që të mos na përsëritet në të ardhmen”, u shpreh Ilire Dauti.

Ajo tha se këto janë çështjet që për të cilat pret që të flet Arbër Ademi./in7.tv/