Ka ndërruar jetë Jakup Iljazi, babai i kryetares së komunës së Preshevës.
Lajmin e ka bërë të ditur Ardita Sinani përmes një njoftimi:
Të dashur qytetarë, bashkëpunëtorë, miq e familjarë,
Me zemër të thyer e me dhimbje të thellë ju njoftoj që para pak çastesh, babai im, Jakup Iljazi ndërroi jetë.
Nga të dy prindërit, për shumë vite më kishte mbetur gjallë vetëm babai. Duke qenë kështu njeriu më i rëndësishëm që më dha dorën në çdo moment.
Ajo dorë sonte u nda fizikisht nga unë, por lidhja jonë shpirtërore do të jetë e përhershme.
Para së gjithash, do të mungojnë këshillat e kujdesi i tij.
Të pamjaftueshme janë fjalët për ta përshkruar dhimbjen e sontme. E nuk ekzistojnë fjalët për të të falënderuar për prindin që ishe, e shumë shpesh ishe miku im më i sinqertë.
Dritë të pastë shpirti, i dashuri babai im.
Dashuria e kujtimi im për ty do të jetë i përjetshëm.
Lamtumirë…i dashur BABUSH!

