Më 03.10.2026 në orën 16:25 në SPB Shkup është raportuar se në shtëpinë familjare në zonën e Gazi Babës, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme lidhur me vajzën e tyre të mitur, është prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike mes një burri 31-vjeçar dhe një gruaje 33-vjeçare (bashkëshortë), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë parashtresat përkatëse.

