Sot, Myftiu i Myftinisë së Kërçovës, Qamil ef. Rushiti, nënshkroi kontratën e dhurimit të një toke vakëf në fshatin Novosellë të Kërçovës, transmeton portali Lideri.mk.

“Kjo është një vepër e çmuar e vakëfit, e cila, me lejen dhe mirësinë e Allahut të Madhërishëm, do të jetë në shërbim të besimtarëve dhe banorëve të atij vendi.

Myftinia e Kërçovës shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për vakuflënësin, xhaxhain Muarem Sefa, për këtë vepër të mirë dhe fisnike.

Allahu i Madhërishëm e shpërbleftë për bujarinë dhe kontributin e tij, ia pranoftë këtë vakëf si sadaka të rrjedhshme dhe e shpërbleftë me mirësitë e Tij të pakufishme!

" "

“Çdo gjë që shpenzoni në të mirë, Allahu e di atë.”
(Kur’an, 2:273)”, njoftoi Myftinia e Kërçovës./Lideri

sqShqip