Deputetja Ilire Dautimori pjesë në Konferencën e V mbarëkombetare, rajonale dhe ndërkombëtare e organizuar nga Aleanca Kombëtare e Këshilltareve Bashkiake të Shqipërisë në bashkëpunim me UN WOMEN ALBANIA – OSBE – Bashkia Vlorë

Tema ishte Gratë në Kuvend dhe proceset demokratike: ligjbërja, dialogu institucional dhe politikat publike, transmeton portali Lideri.mk.

Në vazhdim Pjesë nga diskutimi i saj në panel:

– Në përpjkekje për të gjetur rrugën e ngritjes si komb por edhe si gra, duhet kërkuar në marrjen e masave të ngritjes të njeriut pavarësisht gjinisë. Besoj që po e gjetëm mënyrën e ngritjes së njeriut kemi gjetur edhe mënyrën e ngritjes së gruas.

" "

Kjo mënyrë e ngritjes së njeriut para se gjithash mund të bëhet përmes sistemit arsimor, sistemit shëndetësor dhe atij social, pa mos e harruar rëndësisnë e familjes si celulën e parë ku merr formën ndërtimi i njeriut në të gjitha dimenzionet. Por asnjë nga kto sistemet nuk funksiosnon drejtë nëse ligjet që prekin ato nuk janë të drejta, politikat publike nuk janë të drejta, dialogu ndërinstitucional nuk është i shendoshë.

Ne gratë shqiptare që jetojmë matanë kufijeve fizik të Shqipërisë e provojmë çdo ditë se si para se të mbrish në barazinë gjinore, duhet të kalosh njëherë këtë pabarazinë njerëzore që shfaqet në lloj-lloj formash. Përmes investimeve dukshëm më të ulta në vendbanimet shqiptare, qoftë në infrastrukturë, në shkolla, në spitale etj, që në fakt mua më shqetëson shumë sepse shkon në kundërshtim me konceptin se si mund të zhvillohet një shoqëri e shëndoshë me atë që e shpreha më lartë, me stemin arsimor, me atë shëndetësor dhe social.

sqShqip