Koncerte, ekspozita, performanse, dixhejë, si dhe program për më rinjtë do të ketë sot në disa lokacione në Shkup, në kuadër të manifestimit “Nata e bardhë 2026”, e cila ofron program të pasur kulturor. Organizues janë IP “Salla universale” dhe Qyteti i Shkupit, sipas të cilëve, manifestimi edhe këtë vit do t’i lidhë sheshet e qytetit, rrugët, muzetë dhe galeritë në një natë të përbashkët të kulturës.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski mbrlmë kumtoi se gjatë “Natës së bardhë” orari i punës në objektet hotelierike në Qytetin e Shkupit do të vazhdihet për dy orë, transporti me autobusët e NPQ-së do të jetë pa pagesë prej orës 18 më 3 tetor deri në orën 5 të mëngjesit të 4 tetorit, ndërsa pa pagesë do të jetë edhe hyrja në Kopshtin zoologjik Shkup.

Programi në Sheshin “Nënë Tereza” (sheshi para Operës dhe Baletit të Maqedonisë) fillon në orën 18:00 me festivalin për fëmijë “Potochinja”, ndërkaq në orën 18:45 pason “Teatri për Ty” (Teatar za tebe), me shfaqje teatrore interaktive për fëmijë. DJ Bono do të performojë duke filluar nga ora 19:30, i pasuar nga “Dopamin Band” në orën 20:30. Në orën 22:00, në skenë do të ngjiten Igor Xhambazov dhe “Guru Hare Band”, ndërsa programi muzikor vazhdon pas mesnatës me DJ Tammy dhe DJ Toshevv.

Tek fontana “Lotus” në Parkun e Qytetit do të ketë muzikë elektronike. Programi fillon në orën 20:30 me Flooder & Vaso, vazhdon në orën 22:00 me DJ Vecky – Fluere dhe sjell Invictoz – Sempre nga mesnata.

" "

Në platonë para Muzeut të arteve bashkëkohore, prej orës do të mbaet “In Between 04” nga ora 20:00, me pjesëmarrjen e DJ AYŪ nga Berlini, DJ Peneva, DJ Stefan Strange, DJ Bole dhe DJ Luka, duke pasuruar më tej repertorin muzikor të eventit.

Në Rrugën e boemëve do të mbahet “Bohemian White Night”, me performancë të artistit të ri Vladimir Popovski dhe bendit të tij, si dhe të DJ Toshe Veljanov.

Përveç koncerteve dhe seteve të DJ-ve, “Nata e bardhë” do të ofrojë mundësi për t’u njohur me artin bashkëkohor vizual dhe multimedial. Salla e Ndërtuesve (Dom na gradežnicite) do të presë ekspozitën personale të Marija Rashkoviqit dhe ekspozitën në grup “Vortex”. Në “Çifte Hamam”, publiku mund të vizitojë ekspozitën e Irena Paskalit me titull “Presek”, ndërsa në “Stacionin e vogël” do të prezantohet ekspozita multimediale e Voskresija Andreevskas, “Mes botëve”.

Një pjesë e përmbajtjeve të manifestimit do të fillojnë më herët gjatë ditës. Një ekspozitë me punime artistike të fëmijëve do të hapet në Qendrën Kulturore për Fëmijë “Karposh” në orën 09:00. Në mesditë, në Parkun e Poezisë pranë Bibliotekës së Qytetit “Vëllezërit Milladinovci” do të zhvillohet punëtoria krijuese “Vizato një poezi”, e ndjekur në orën 19:00 nga ekspozita “Shih poezinë”, e cila krijon një lidhje mes letërsisë, imagjinatës dhe shprehjes vizuale.

Muzeu arkeologjik do t’i presë vizitorët me hyrje falas dhe me një program të titulluar “35 objekte, 35 histori”, duke ofruar mundësinë për të zbuluar trashëgiminë kulturore dhe historitë që ruhen brenda artefakteve të muzeut. Vendndodhje të tjera për “Natën e Bardhë 2026” përfshijnë Qendrën kulturore rinore, Urën e Artit, Rrugën e boemëve, Çarshinë e Vjetër të Shkupit, Muzeun e Qytetit të Shkupit, “Audio Kultura” dhe Rrugën Maqedonia.

sqShqip