Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi përparimin e Maqedonisë së Veriut në zbatimin e Planit të Rritjes, duke theksuar se vendi ka treguar rezultate konkrete në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Mesazhi im është i qartë: ju na përkisni neve, në tryezën e Bashkimit Evropian. Maqedonia e Veriut ka arritur vërtet sukses me Planin e Rritjes dhe kjo falë angazhimit tuaj personal, gatishmërisë suaj personale dhe ju falënderoj për këtë”, tha von der Leyen.

Zbatimi i këtij plani ka qenë një nga prioritetet e Ministrisë për Çështje Evropiane, të drejtuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri Bekim Sali, me fokus në përmbushjen e reformave dhe realizimin e kushteve për përfitimin e fondeve evropiane.

Maqedonia e Veriut tashmë ka përfituar 140 milionë euro, ndërsa pagesa të tjera priten gjatë javëve në vijim.

" "

“Do të ketë pagesa shtesë në javët e ardhshme, ndërsa përparimi është vërtet impresiv”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian.

sqShqip