Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Likovë, Arjeta Muhtari Bajrami, ka prezantuar katër punësime të reja në këtë institucion shëndetësor.

Më 1 tetor, Muhtari Bajrami u ka dorëzuar vendimet e punësimit katër të punësuarve të rinj, në kuadër të përpjekjeve për forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Bëhet fjalë për dy mjekë, një motër medicinale dhe një punonjës higjienik.

Sipas njoftimit, punësimet pritet të kontribuojnë në funksionimin më efikas të institucionit dhe në krijimin e kushteve më të mira për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

" "

Drejtoresha Muhtari Bajrami ka uruar të punësuarit e rinj për sukses dhe punë të mbarë në detyrat e tyre profesionale.

sqShqip