Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka mirëpritur në Shkup presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Sali, përmes një postimi në Facebook, e ka cilësuar vizitën si mundësi për forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Një mundësi për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, me fokus te hapat konkretë dhe përfitimet për qytetarët”, ka shkruar Sali.

Vizita e von der Leyen në Shkup zhvillohet në kuadër të angazhimeve për procesin e integrimit evropian të vendit.

" "
sqShqip