Një shqiptare kalon me sukses provimet e Jurisprudencës pranë Gjykatës së Lartë të Köln-it në Gjermani. Bëhet fjalë për Tringa Lata le prejardhje bga Gjzkovz, transmeton portali Lideri.mk.
Lajmin e ka bërë të ditur babai i saj, Sadri Lata përmes rrjeteve sociale.
Ja postimi i tij i plotë:
Të dashur familjarë, shoqe e shokë.
Sot duam të ndajmë me ju një gëzim të madh dhe një moment të veçantë krenarie për familjen tonë.
Dje, vajzës sonë të dashur, Tringës, i erdhi lajmi i shumëpritur se me shumë sukses ka kaluar provimet me shkrim të Jurisprudencës pranë Gjykatës së Lartë të Köln-it.
Për ne si prindër, si dhe për Vëllaun Gazmiri e motrat, Albana e Adelina, ky është një moment që na mbush zemrat me gëzim e krenari.
Me këtë sukses, familjes sonë po i shtohet edhe një Magjistre e fushës së Drejtësisë, me orientim në të Drejtën Penale. Sigurishtë se është një rrugëtim i gjatë, i vështirë dhe plot sakrifica, por puna, përkushtimi dhe vullneti i Tringës po japin frytet e tyre.
Tringa jonë,
Sot, ne si Prindër, nuk kemi vetëm një urim për ty. Sot kemi një falënderim për Zotin që ju kemi dhe një zemër plot krenari për gjithçka që keni arritur Ti, Vëllau e motrat tuaja deri këtu.
Çdo hap i yti na ka bërë krenarë. Çdo sukses i yti është gëzim për të gjithë ne. Dhe çdo ëndërr që arrin ta kthesh në realitet, është një dëshmi se puna, dituria, këmbëngulja dhe besimi te vetja shpërblehen.
Kjo është krenari jo vetëm për familjen tonë, por edhe për shoqërinë dhe kombin tonë. Është kënaqësi të shohim rininë tonë duke u arsimuar, duke punuar dhe duke arritur suksese në profesionet e tyre, kudo që jetojnë e veprojnë.
Bijë e dashur, vazhdo të ecësh përpara me kokën lart dhe me zemrën plot.
Rruga është ende përpara teje dhe ne do të jemi gjithmonë pranë teje, në çdo hap, në çdo sfidë dhe në çdo sukses.
Të urojmë nga zemra shëndet, fat, mbarësi, suksese të pafundme dhe një të ardhme të ndritur!
Urime Tringa jonë! 🎓⚖️❤️
Jemi pafundësisht krenarë me Ty!
Wir sind stolz auf dich! ❤️
We are proud of you! ❤️
Me shumë dashuri,
Familja jote

