Screenshot

Imami i njohur shqiptar në Zvicër, Bekim Alimi, mbrëmë mori pjesë për herën e 18-të në një iniciativë për themelimin apo blerjen e një objekti fetar për komunitetet tona në diasporë. Gjatë viteve ai tha se ka pasur nderin të jem pjesë e nismave të tilla në disa vende të Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë, Kanadasë e më gjerë, shkruan portali Lideri.mk.

“Këtë herë u bashkuam për një qëllim të veçantë: blerjen dhe themelimin e Xhamisë së Santimirit.

Objekti kushtonte 635’000, me rreth 400 m² hapësirë shfrytëzuese dhe 2’100 m² parcelë. Për një komunitet të vogël prej vetëm rreth 40 familjesh, kjo ishte një barrë jashtëzakonisht e madhe.

Por sonte u dëshmua edhe një herë se kur bashkohen zemrat dhe duart për një qëllim të mirë, edhe e vështira bëhet e mundur.

" "

Me praninë e rreth 120 pjesëmarrësve, mbështetjen e audiencës sonë dhe bujarinë e shumë kontribuuesve, u arrit shuma e nevojshme prej 635’000! 🤲🕌

Elhamdulilah! Falënderimi i takon Allahut, ndërsa mirënjohje e thellë secilit që kontribuoi, mbështeti, dhuroi dhe bëri dua.

Urime komunitetit të Santimirit! Allahu e bëftë këtë xhami vatër të besimit, edukimit, bashkimit dhe mirësisë për shumë breza.

Me kënaqësi ndaj me ju disa momente nga kjo mbrëmje e veçantë”, njoftoi imami Alimi.
Siç shihet edhe në foto, gëzimin pas grumbullimit të mjeteve të nevojshme ata e kanë manifestuar duke bë shqiponjën./Lideri

sqShqip