Kandidati i VLEN-it për kryetar të Bërvenicës, Jakup Huseini, ka vazhduar bashkëbisedimet me banorët e komunës, ndërsa sonte ka qëndruar në Miletinë.
Huseini ka theksuar atmosferën e krijuar gjatë takimit me banorët, duke thënë se energjia për ndryshim po ndihet në çdo bisedë.
“Sonte në Miletinë, aty ku energjia e ndryshimit ndihet në çdo bisedë. Banorët po e japin mesazhin e tyre, ndërsa atmosfera po bëhet gjithnjë e më e fortë”, ka shkruar Huseini.
Ai ka përcjellë edhe mesazhin e tij politik për zgjedhjet lokale, duke theksuar se Miletina dhe Bërvenica janë gati për ndryshimin.
"
"
“Miletina është gati. Bërvenica është gati. Me 4, drejt ndryshimit!”, ka shkruar Huseini.

