Aktivsitja e palodhshme shqiptare, Amina Nuraj si duket do të hyn në histori si kandidatja e parë shqiptare përdeputete nga Sanxhaku, mer vesh portali Lideri.mk.

Burimet tona nga Novi Pazari dhe Prishtina thonë se kandidimi i “Shote Galicës” moderne të Sanxhakut është shqyrtuar mbrëmë në takimin e përfaqësuesve të Luginës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku ka qenë edhe Amina Nuraj.

Ajo është përmendur edhe në kumtesën e lëshuar pas takimit, ku përfaqësuesit shqiptarë ia kanë shtrirë dorën njëri tjetrit për të garuar me një Listë Shqiptare në zgjedhjet e tetorit në Serbi, ku shqiptarët mund të fitojnë tre ose katër deputetë, shkruan portali Lideri.mk.

Kurti ka falënderuar kryetarët e subjekteve politike Shaip Kamberin (PVD), Visar Memetin (APN), Nagip Arifin (PD), Agim Sabedinin (PDSH), Shqiprim Musliun (LPD), Sami Salihun (LR), Armend Aliun (AL) dhe Naser Azirin (UDSH), për angazhimin në arritjen e marrëveshjes.

" "

Ai ka përmendur kontributin e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepit, kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinanit, kryetarit të Komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitit, përfaqësuesve nga Medvegja, Bajram Mustafës e Arben Feratit, si dhe përfaqësueses nga Pazari i Ri, Amina Nurës.

*Bashkimi politik te Koalicioni Shqiptar sigurisht që nuk është i mjaftueshëm. Asimetria e të drejtave është po ashtu padrejtësi. Serbët në Kosovë i kanë të garantuara 10 nga 120 ulëset në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e me këtë qasje, shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të duhej të kishin së paku 5 vende të garantuara në Parlamentin e Serbisë, i cili numëron 250 ulëse. Përfaqësimi i garantuar është një parim që duhet të vlejë si në Kosovë ashtu edhe në fqiun tonë verior, me të njëjtin respekt për barazi dhe të drejtat e tyre*, thuhet les tjera në kumtesë./Lideri

sqShqip