“Ministrat do të emërohen nga kryeministri i ri’
Kryeministri Zoran Zaev tha se kuadrot për ministra dhe zëvendësministra të ri do të zgjidhen në Kuvend pasi që kryeministri Zaev zyrtarisht do të dalë nga pozita e kriministrit.
Në vend të tij pritet të vijë kryetari i ri i LSDM-së i cili do të zgjidhet më 12 dhjetor.
“Ditët e mia janë të numëruara, dorëheqja ime do të deponohet kur do të fillojë procedura për propozimin e qeverisë, ose rreth 20 ditë. Emërimi i ministrave nuk varet nga unë, por nga mandatari i ri, nga kryeministri”, tha Zaev.