Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka përmbyllur vizitën në Arabinë Saudite, të cilën e ka cilësuar si mbresëlënëse, me pritje të jashtëzakonshme dhe takime të shumta.

Në një postim në rrjetet sociale, Azizi ka veçuar edhe takimin lamtumirës, ndërsa ka falënderuar zëvendëskryetarin e Mexhlisit Shura të Arabisë Saudite, dr. Rashid Al-Sherifi, për mikpritjen, kujdesin dhe shoqërimin gjatë gjithë vizitës.

Sipas Azizit, vizita përtej afrimit dhe miqësisë, synon të krijojë mundësi për bashkëpunime konkrete.

“Besojmë se kjo vizitë do të hapë rrugë për rezultate konkrete në të ardhmen, veçanërisht në fushën e investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik”, ka shkruar Azizi.

" "

Ai ka shprehur shpresën që marrëdhëniet e krijuara gjatë vizitës të përkthehen në projekte konkrete mes Maqedonisë së Veriut dhe Arabisë Saudite.

“Urojmë që miqësia e krijuar gjatë kësaj vizite të shndërrohet në projekte dhe bashkëpunime konkrete mes Maqedonisë së Veriut dhe Arabisë Saudite”, ka përfunduar deputeti i VLEN-it.

sqShqip