Maqedoni

Bekim Sali: 99 për qind unë do jem ministër i Shëndetësisë

Bekim Sali ka deklaruar se 99% ai do të jetë ministër i ri i shëndetësisë, por se duhet të pritet e gjithë procedura deri në fund.

“Ende është herët të flitet për temën. Për ministrat dhe zëvendësat ende po vendoset, derisa për vendet e drejtorëve pritet të vendoset gjatë javës. 99% është informata e saktë se unë do të jem ministër i shëndetësisë, por gjithsesi ka procedurë.

Mund të zgjatë deri një muaj. Së pari duhet të mblidhen organet e partisë dhe të më votojnë. Unë nuk mund të imponohem”, tha Sali për Fokus.