Me dhjetëra inspektorë të Qytetit të Shkupit, të shoqëruar nga pjesëtarë të policisë, që në orët e para të mëngjesit kanë nisur aksionin për largimin e tezgave të improvizuara përskaj Bulevardit afër qendrës tregtare “26 Korriku”, në afërsi të Bit Pazarit. Që nga ora shtatë e mëngjesit, hapësira ku për vite me radhë tregtarët kanë shitur pemë, perime, veshmbathje dhe produkte të tjera është pastruar nga tezgat, ndërsa shitësit janë larguar nga trotuaret, shkruan gazeta KOHA.

nga Inspektorati i Qytetit të Shkupit thonë se aksioni është zhvilluar me urdhër të Qytetit të Shkupit dhe se bëhet fjalë për tregti të paregjistruar në hapësirë publike.

Në aksion kanë marrë pjesë edhe një numër i madh i pjesëtarëve të policisë. Gazeta KOHA bisedoi me një pjesëtar të policisë për rrjedhën e aksionit, ndërsa ai tha se ndërhyrja ka kaluar pa incidente dhe pa përplasje me tregtarët.

Ndërkohë, nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari thonë se gjatë largimit të tezgave në rrugë, u sekuestrua ushqim në një sasi prej gati 500 kilogramë, prej të cilave shumica ishin produkte bujqësore.

" "

“Mbikëqyrja inspektuese u krye sot në orët e hershme të mëngjesit përgjatë bulevardit ‘Krste Petkov Misirkov’, në segmentin nga qendra tregtare ‘Mavrovasja’ deri në Bit Pazar. Janë larguar të gjitha tezgat e paligjshme, kryesisht me fruta dhe perime. Është sekuestruar ushqim në sasi prej gati 500 kilogramësh (kryesisht produkte bujqësore) dhe është larguar e gjithë pajisja e shitjes, e cila ishte vendosur ilegalisht në shtigjet për këmbësorë dhe biçikleta. Në koordinim me inspektorët komunalë të Qytetit të Shkupit, autorëve të veprave penale do t’u shqiptohen masa përkatëse kundërvajtëse”, informon AUV.

sqShqip